Policia ka bërë një kontroll të befasishëm në banesat e 7 zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit, mes tyre edhe në shtëpinë e ish-regjistruesit, Bedri Luku.

Aksioni vjen pas një hetimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), që lidhet me çështjet e pronave.

Ende nuk dihet nëse ka zyrtarë të arrestuar apo jo, ndërsa pritet që detajet të zbardhen në vijim.