Mbi 10 persona janë arrestuar në një aksion policor, për falsifikim vizash, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria.

Dy laboratorë janë zbuluar në Tiranë, ku prodhoheshin viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në mars të këtij viti u zbulua një rrjet i organizuar i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Në pranga ranë 40 persona, mes tyre edhe pesë efektivë policie.

Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane.