Dhjetëra biznesmenë dhe qytetarë të identifikuar për lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në biznese dhe në shtëpi private në lagje të ndryshme të Elbasanit kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Elbasanit.
Shoqërimi i tyre është bërë pasi janë evidentuar si vjedhës të ujit të pijshëm nga rrjeti kryesor duke realizuar lidhje të paligjshme.
Dhjetëra punonjës të UKE-së, të policisë bashkiake të mbështetur nga policia, të shoqëruar edhe nga Administratori i UKE Leli Kaja, ndoqën nga afër verifikimet që po kryhen në terren ku edhe po bëhet ndërprerja e lidhjeve të paligjshme nga tubacionet kryesore që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Elbasanit.