Tre persona u arrestuan sot nga Policia e Durrësit me 50 kg kanabis. Forcat antidrogë zhvilluan aksionin e koduar “Gramëz”. Në pranga ranë: Fran Caka 62 vjeç , banues në Gramëz, Krujë; Artan Caka 37 vjeç , banues në Gramëz, Krujë; Xhevalin Saka 40 vjeç, banues në Gramëz, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve, Xhevalin Saka dhe Fran Caka, si edhe në automjetin tip BMË me targa AA 563 JJ, në pronësi të shtetasit Artan Caka, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një armë gjahu pa leje;
Një gjerdan me 6 fishkekë; mjeti tip BMË me targa AA 563 JJ dhe një motoçikletë; 6 aparate telefoni celularë.





