Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur javën e kaluar një operacion në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje. Inspektorati ka nisur punën në aksin Durrës-Fier, ku janë prishur 5 objekte pa leje të cilësuara si karburante.

“Në unazën e Durrësit, në segmentin Plepa-Shkozet është prishur një objekt. Në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është prishur një objekt, po në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në fshatin Rrapës dhe fshatin Vajkan, janë prishur dy objekte, në rrugën kombëtare Lushnjë-Rrogozhinë në fshatin Dushk është prishur një objekt”, njofton IKMT-ja.

IKMT do të vijojë operacionin në të gjitha rrugët kombëtare duke evidentuar dhe më pas duke marrë masat ligjore për të gjithë subjektet që kanë ndërtuar objekte të paligjshme, në shfrytëzim, apo të braktisur.