Policia ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos alias Pellumb Muharremit, i  njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

“Rrumi” rezulton i shpallur në kërkim pasi ndaj tij janë vendosur dy urdhër arreste, konkretisht një nga Prokuroria e Durrësit dhe një tjetër nga SPAK.

Sipas News24, aksioni për kontrollin e banesës së tij është ndërmarrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Policia ka shoqëruar vëllanë e tij Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë.