Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë në zonën e Malësisë se Madhe këtë të enjte.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp u njoftua finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi.

Si rezultat u bë asgjësimi i 11358 bimë kanabis narkotike si dhe arrestimi i shtetasit M.G, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.