Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) Durrës ka nisur një aksion në qendër të qytetit për lirimin e hapësirave private që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga subjekte private (lokale).
Ndërhyrja po zhvillohet pranë Prefekturës, ku dy lokale kanë vendosur tavolina, karrige dhe struktura të tjera pa pasur lejet përkatëse nga bashkia.
Në mbështetje të aksionit është edhe Policia Bashkiake, e cila ka rrethuar zonën për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe për të shmangur çdo incident.
Qëllimi i ndërhyrjes është vendosja e rregullit dhe respektimi i ligjshmërisë në përdorimin e hapësirave private nga bizneset, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit në ditët në vijim.





