Ndërmarrjet e bashkisë Durrës, NSHK, NKP, APU kanë zhvilluar një aksion pastrimi në zonën e Shkozetit.

Pamjet nga aksioni i pastrimit i ka ndarë në rrjetet sociale kryebashkiakja Emiriana Sako.

Sako ndër të tjera shkruan “Veç punës së përditshme të pastrimit me ekipet tona, kemi ndarë qytetin në 17 zona në të cilat ndërhyjmë 2 herë në muaj, me forca të shtuara për të pastruar “me themel” të gjitha lagjet e qytetit!”

Postimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit, ndërmarrjet e bashkisë Durrës, NSHK, NKP, APU kanë bashkuar forcat në një aksion pastrimi në 📍 zonën e Shkozetit.

Veç punës së përditshme të pastrimit me ekipet tona, kemi ndarë qytetin në 17 zona në të cilat ndërhyjmë 2 herë në muaj, me forca të shtuara për të pastruar “me themel” të gjitha lagjet e qytetit! 🚯🧹

Një falenderim për gratë dhe burrat e palodhur që çdo ditë punojnë për ta patur Durrësin tonë më të pastër e të bukur!