20 tetor 2013- Forcat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik (INUK) kanw nisur sot pasdite një aksion në autostradën Tiranë-Durrës për ta pastruar atë nga billbordet.Ky aksion  për të çmontuar gjithë tabelat e reklamave, billbordeve në këtë autostradë nisi që mbrëmjen e së hënës së kaluar, por procesi nuk përfundoi, pasi u la kohë dhe detyrë pronarëve t'i hiqnin. Ndërsa sot natën pretendohet pastrim radikal i zonës.Heqja e tyre bëhet, pasi vendosja e reklamave në anë të akseve kryesore dhe autostradave në jo pak raste është bërë shkak aksidentesh.