Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”. Policia, kontrolle të shtuara përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.
Sekuestrohen 21 shezlongë dhe çadra, teksa nisi procedimi penal ndaj 1 administratori subjekti, pasi kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.
Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.