Gjatë aksioneve që Policia Bashkiake ka ndërmarrë që prej muajit maj të këtij viti në Durrës, janë përballur shpesh me situata të vështira gjatë lirimit të hapësirave publike, qoftë nga tregtarët ambulantë, qoftë nga pronarët e subjekteve që kanë zënë hapësirat e dedikuara qytetarëve.

Një rast që ka degjeneruar deri në fyerje ndaj efektivëve të policisë është regjistruar një ditë më parë.

Ka qenë shtetasi P.T., vjeç 43, banues në Durrës, i cili në lagjen nr. 11, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe fyer punonjësit e policisë Bashkiake.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ndaj 43-vjeçarit, i akuzuar për veprat penale “Fyerje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.