Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme ku ka folur lidhur me aksionin anti-informalitet.
Në fjalën e tij, Braçe është shprehur se gjatë kontrolleve në bizneset e hidrokarbureve janë vënë re diferenca mes mallit të shitur dhe atij te deklaruar. Gjithashtu zv.kryeministri tha se disa prej punonjësve të shtetit janë kërcënuar nga administratorët e subjekteve të bllokuar.
Ditën e sotme zv kryeministri Braçe foli për aksionin anti-informalitet. Braçe tha se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë. Socioalisti i bëri apel gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin, i cili sipas tij është shumë i qartë.
"Kemi zbuluar diferenca të thella mes litrave të marra dhe të shitura. Diferencat arrijnë me mijëra ton. Ndërkohë të gjithë të përfshirët shtuar me administratorëve do t’I jepen drejtësisë pavarësisë emrit. Mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Ndërkohë administata doganore ka shtrirë kontrollet në magazine, ku janë zbuluar diferenca të mëdha në benzinë që arrin deri në dhjetra ton. Ata që nuk e kanë paguar u kanë rënë telefonave edhe disa ministrave. E përsëris asnjë telefon nuk iu ndihmon dot. Nuk ua fshin dot borxhin. Po humbisni kohë kot. Beteja po vijon fort kudo. Ne nuk na duhet mbyllja e tyre, na duhet që të pagujnë detyrimet fiskale. Ne po bëjmë atë që thotë ligji dhe asgjë më shumë. Administata tatimore është urdhëruar që t’i shkojë ligjit deri në fund. Gjithsecili prej tyre duhet të paguajë. I bëj apel gjyqatrëve të Gjykatës Administrative të bëjnë kujdes. Të respektojnë ligjin! I them administatorëve të “Havana” të bëjnë kujdes me kërcënimet ndaj nënpunësve të shtetit. Çdo kërcënim do të trajtohet si krim. Pavarësisht se Presidenti ktheu ligjin për Kodin Penal, ne do të zbatojmë maksimunin e ligjit për t’i dënuar."- tha Braçe.





