Policia ka ndaluar një person të shpallur në kërkim gjatë superaksionit antidrogë të koduar “Gjergjova”, që shkatërroi grupin e kultivimit të kanabisit në Skrapar.
Policia bën me dije se Teki Dusho është kapur në qytetin Durrësit.
Ndërkohë, më herë SPAK njoftoi se janë ekzekutuar 22 masa sigurie, ndërsa të përfshirë ishin edhe tre policë të komisariatit të Skraparit si dhe dy funksionarë publikë.
Njoftimi i plotë:
Vijon megaoperacioni “Gjergjova”.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.
Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi T. D.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.





