Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve dhe njofton se vetëm nga ora 20:00 e mbrëmjes e deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar.
"Shpejtesi qe varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial per sigurine e jetes. Policia e kryeqytetit do vijoje kontrollet pergjate fundjaves me sherbime te shtuara duke perdorur radarin e dragerat, me qellimin e vetem, sigurine e jetes ne rruge. Ne fund e ka edhe nje apel te forte per te gjithe ata qe duhet te reflektojne per jeten. “Mos fluturo por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se ne rastin me te mire ju pret policia e gjoba e ne rastin me te keq spitali dhe destinacioni per shtepi ngelet pikepyetje."– shkruan policia.





