Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Bledar Çuçit, për të dhënë shpjegime lidhur me ndërhyrjen policisë në kampin Ashraf në Manzë.

Kërkesën Xhaferaj e bëri mesditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nisi mëngjesin e sotëm një operacion në kampin e muxhahedinëve, në Manëz të Durrësit, por hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike.