Më shumë sesa 1.2 ton mbetje plastike dhe inerte u larguan nga lumi Zezë gjatë aksionit më të fundit të pastrimit të River CleanUp Albania.

Këtë fundjavë, sfida ishte edhe më e vështirë sesa herët e kaluara, sepse një pjesë e mirë e plastikës u largua nga shtrati i lumit nga vullnetaret e trajnuara, të cilat shpesh u futën deri në mes në ujërat e lumit.

Në aksionin e pastrimit, përveç vullnetarëve të River CleanUp Albania morën pjesë edhe mjetet e rënda të ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë Krujë, që realizuan edhe evadimin e mbetjeve.

Gjatë muajit nëntor, River CleanUp ka planifikuar të organizojë 3 aksione pastrimi me impakt të madh përgjatë shtratit të lumit Zezë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Krujë. Aksioni i parë u organizua në zonën e Niklës, Krujë.

Krahas aksioneve të pastrimit, River CleanUp synon të zgjerojë inciativën e nisur me 10 shkollat e Durrësit dhe 1 shkollë nga Kruja në lidhje me “Sfida e Lumenjve në Shkolla“ ku me synimin e pastrimit të lumit Ishëm nga plastika komponentë kryesore ka ndërgjegjësimin e brezit te ri dhe komunitetit ku jetojnë në grumbullimin në burim të plastikës dhe riciklimin, përmes nxitjes e motivimit siç ishte gjatë fazës së parë Janar-Qershor 2022 konkursi mes shkollave apo mes klasave.

Per shkollat fituese gjate faze se pare u vleresuan propozimet e tyre per mjete e artikuj ne perfitim te komunitetit te shkolles si videoprojektore per shkollat “Bajram Curri”, “Abedin Dino” vendi i pare e i dyte, mbjellja e pemeve ne oborrin e shkolles “Hajdar Hoxha” vendi i trete, kosha per ndarjen ne burim te mbetjeve shkolla “Vincenc Prendushi” vendi i katert, printer shkolla “14 Nentori” vendi i peste. Aktivitetet per fazen e pare “Sfida e Lumenjve ne Shkolla“ jane te regjistruara ne faqet web te krijuar per cdo shkolle pjesemarrese.