Kreu i AKSHI Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.
Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.





