Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike që nisi sot në zonën e plazhit (Lexo këtu).
Sako bën të ditur se Bashkia e Durrësit po merr të gjitha masat për të hartuar një projekt tip sipas të cilit të gjitha subjektet që kanë bare dhe restorante, të pajisen me lejet përkatëse në bazë të një rregulloreje të posaçme, hartuar nga Bashkia e Durrësit me qëllim që të jetë një model unik në të gjithë zonën e plazhit për përdorimin e hapësirave publike.
Gjithashtu ajo fton të gjitha bizneset që të jenë bashkëpunues për këtë proces të rëndësishëm që po kryhet përpara fillimit të sezonit turistik.





