Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot 12 objekte të ndërtuara përgjatë bregdetit, në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Pjesa më e madhe e objekteve ishin të ndërtuara me dru apo me llamarina, por kishte dhe godina me tulla.

Në foto duken ndërtimet e prishura, të cilat kryesisht shfrytëzoheshin për ambiente tregtimi pranë plazhit.