Deputetja e PD, Flutura Açka i është drejtuar me një pyetje ministrave të qeverisë Rama, nëse kanë turp. që sekuestrojnë godina shumëkatëshe pa leje, ndërkohë që thotë se kush kanë qenë ata që i kanë lejuar ato të ndërtohen.

“Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilin i gjobitët dje shqiptarët. Sa kohë nuk ka të ndëshkuar për këto shkelje dhe dorëheqjet tuaja, kjo është vetëm kozmetikë”, thekson deputetja e PD.

POSTIMI I PLOTE

A keni ndonjë fije turpi?!

Po sekuestroni godina shumëkatëshe pa lejë? Po kush i lejoi këto godina të ndërtohen?

Ju!

Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilin i gjobitët dje shqiptarët. Sa kohë nuk ka të ndëshkuar për këto shkelje dhe dorëheqjet tuaja, kjo është vetëm kozmetikë.

Kështu e nisët pushtetin, duke sekuestruar ikona, gjysmat e të cileve tani një zot e di ku janë.

Uzurpimi pas shpine, brutaliteti fashist pa kurrfarë shqyrtimi të rregullave dhe ndërgjegjjes, është domeni juaj i pushtetit. Aty jemi në substancën tuaj dhe të parëve tuaj.