6 shtator 2015 – Gjatë kësaj jave në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të saj.
Kanë vepruar çdo ditë 105 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE në 6 145 raste, duke evidentuar 37 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 37 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 17, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1. 841 lidhje të abonentëve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 108 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
/portali DurresLajm/