2 shtator 2015 – Një ditë pas nisjes së aksionit kundër informalitetit në mbarë vendin, Edi Rama së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, dhe drejtorin e komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, e nisën ditën duke konsumuar një kafe në zonën e ish-Bllokut.
Ishte një kafe që zgjati pak minuta, për të sensibilizuar qytetarët në kuadër të operacionit kundër informalitetit.
Pasi ka paguar dhe marrë kuponin tatimor, Rama shpjegoi rëndësinë e tërheqjes së tij: "Merrni kuponin tatimor sepse shqiptarët, nga konsumimi i 1 milion kafeve, humbin 61 milionë dollarë".
/portali DurresLajm/