Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj një fushate mashtruese që po qarkullon në rrjetin “WhatsApp”.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, AKSK bën me dije se po shpërndahet një mesazh që fton përdoruesit të marrin pjesë në një sondazh, por në fakt bëhet fjalë për një mashtrim të mirëorganizuar.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, thuhet në njoftimin e autoritetit.
Ky lloj mesazhi bën pjesë në kategorinë e mashtrimeve të njohura si phishing, përmes të cilave synohet vjedhja e të dhënave personale të përdoruesve.
Autoriteti apelon qytetarët të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë dhe të raportojnë raste të tilla pranë institucioneve përkatëse.