SHBA, 10 shtator 2014 – Nje tjeter krim makaber raportojne mediet amerikane. Një nënë 24-vjeçare nga Washingtoni, një ditë pasi postoi në rrjete sociale foto me vajzat duke shkruar se sa shumë i donte, i ka mbytur me qese plastike dy vajzat e saj, Ayden 1 vjeçe dhe Kayla 3 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së dielë dhe fqinjët që kanë dëgjuar ulurimat e vajzave, kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Vajzat ndodheshin pa ndjenja kur janë dërguar me urgjencë në spital por kanë ndërruar jetë një orë më pas.
Mediat e huaja shkruajnë se nëna e re Sonya Spoon 24-vjeçe vuante nga çrregullime mendore, madje edhe në foton shkrepur nga policia ajo duket e buzëqeshur duke mos shprehur pendim për veprimin e kryer.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





