Protesta – homazh para Ministrisë së Arsimit për rrezikimin nga mbyllja të degëve prioritare është diskutuar në studion e ABC Live nga aktivistë, por edhe nga ekspertët e punësimit.

Aktivisti i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi përsëriti të dhënat e publikuara se fundmi nga Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023-2030.

Mbyllja e këtyre degëve prioritare, sipas Qiraxhi, vjen edhe si rezultat se tregu shqiptar i punësimit vazhdon ende të funksionojë me ‘mik’, qoftë në sektorin privat ose në sektorin shtetëror.

Në sektorin shtetëror mund ta kuptojmë se pse ndodh kjo, ndërkohë që në sektorin privat, kjo situatë prish rendin e konkurencës“, tha Qiraxhi.

Për të sistemi arsimor publik është vendosur në një rrugë me privatin, ku po fiton privati për shkak se është më i përgatitur për ekonominë e tregut.

Ndërkohë që universiteti publik është bërë i paaksesueshëm nga të gjitha shtresat.81