Në incident është regjistruar ditën e sotme para ambienteve të parlamentit mes ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt dhe aktivistëve të “Lëvizjes Bashkë”, të cilët sot kanë protestuar kundër rritjes së pagave të deputetëve dhe ministrave.

Pak pas nisjes së protestës, pranë aktivistëve ka kaluar Ahmetaj i cili është “sulmuar” nga protestuesit me “tufa parash” false. “Hajdut, hajdut” dëgjohen të thonë protestuesit.

Ish-ministri u kthye duke thënë se ‘Pagat në 2025 rriten me 100%!’.