Njëri prej eksponentët e LSI që prej fillimeve, Eno Laco ka humbur betejën me Covid-19.Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar për ketë humbje me një mesazh pikëllues në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar se Laco ishte kthyer para 30 ditësh nga Gjermania për t’u marrë me fushatën e 25 prillit.

“Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.

Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua“, shkruan Kryemadhi.

Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës. Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur…

Posted by Monika Kryemadhi on Wednesday, March 10, 2021