“Rrugëtimi i grave që ndihmojnë njëra-tjetrën: Festë dhe Solidaritet për të ardhmen” ishte eventi që u organizua në Durrës me rastin e 8 Marsit nga shoqata “Së bashku ne mundemi” në bashkëpunim me Ambasadën Kineze.
Ky aktivitet bamirësie kishte për qëllim shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për gratë me aftësi ndryshe, si një mundësi për t’i mbështetur dhe forcuar ato në këtë ditë të veçantë.
“Ambasada Kineze ka bëë dhurimin e 150 pakove për 150 gra me aftësi të kufizuara, të cilat janë anëtare të shoqatës “Së bashku ne mundemi”. Në këtë ditë feste iu urojmë gëzuar gjitha grave, nënave dhe vajzave shqiptare dhe në mbarë botën. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për ambasadën kineze, e cila ofron nidhmë për të katërtin vit radhazi në shoqatën tonë dhe për 8 marsin, specifikisht për këtë datë është e pranishme vazhdimisht ambasadorja kineze me dhurimin e tyre që ne e çmojmë shumë dhe e vlerësojmë shumë”, thotë Elsa Tasha, drejtuesja e shoqatës “Së bashku ne mundemi”.
Ambasadorja kineze shprehu kënaqësinë që ndodhet në Durrës, duke dëshmuar miqësinë tradicionale shumë të mirë midis Kinës dhe Shqipërisë.
“Jam shumë e lumtur që vij në Durrës duke bashkëpunuar me znj.Tasha dhe duke dhuruar pako e materiale për zonja e vajza këtu në Durrës, e cila dëshmon miqësinë tradicionale shumë të mirë midis Kinës dhe Shqipërisë. Më vonë në të ardhmen Ambasada Kineze është e gatshme për të vazhduar me palën shqiptare këto bashkëpunime. Unë besoj se miqësia midis dy vendeve tona do trashëgohet”, shprehet ambasadroja kineze Pang Chunxue.
Aktiviteti që mblodhi së bashku gra të jashtëzakonshme të qarkut të Durrësit, politikane e drejtuese lokale, është një mundësi për të festuar forcat dhe arritjet e grave që, pavarësisht sfidave, vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën, duke e bërë shoqërinë më të fortë dhe më të suksesshme.