27 nëntor 2013- Princi William ka dalë nga rregullorja duke u ngjitur në skenë së bashku me Taylor Swift dhe Jon Bon Jovi për të kënduar një këngë.
Ky aktivitet i organizuar për bamirësi për “Winter Whites Gala” bëri që bashkë me këngëtarin Bon Jovi, të bashkohet edhe duka i Cambridge dhe këngëtarja Taylor Swift.
Trioja këndoi në versionin akustik këngën “Livin' On A Prayer’ përpara 600 mysafirëve.
Ndërkohë e emocionuar këngëtarja Taylor Swift i tha princit para se të këndonte këngën e saj “Trouble and Fifteen” se ndihej tejet e emocionuar, “Jam shumë e emocionuar që të takoj, sidomos në këto rrethana, është hera e parë që këndoj në Kensington Palace. Faleminderit që më bëtë pjesë të kësaj eksperience është vërtetë mahnitëse”
/noa.al /





