Në këto ditë të vështira për secilin prej banorëve të Durrësit, e sidomos për fëmijët, të cilëve mungesa e shkollës nuk u jep mundësi tani për tani t’i rikthehen normalitetit, zhvillimi i aktiviteteve social-kulturore është një lloj terapie për kurimin e traumave.
Një aktivitet i tillë është zhvilluar në një kalceto në Manzë, ku kanë marrë pjesë shumë fëmijë të kësaj njësie administrative të bashkisë Durrës. Në aktivitet performuan anëtarë të trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Në koncert ishin të pranishëm krahas fëmijëve edhe mësues të shkollave të Manzës, ndërkohë që aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e shumë familjeve me mundësi ekonomike dhe administratorit të njësisë Muharrem Sula.