TIRANE, 29 nëntor 2013 –  Nata e sotme do te jete e pagjume per Tiranen.Aktivitete te shumta jane planifikuar sot ne ambiente te mbyllura dhe ne sheshe e parqe te kryeqytetit. Për një natë të tërë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti.Teatri i Operës dhe Baletit,  Cirku i Tiranës,  Teatri i Kukullave, Muzeu Historik Kombëtar, Galeria e Arteve, dhe Teatri Kombëtar do te jene te hapur per te pritur vizitoret.Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”. Konkretisht për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997.Gjatë kësaj nate, vizitorët në Galerinë e Arteve do të kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Piktura, skulptura, videoarti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët e huaj të cilët ndodhen në Tiranë.Në këtë mënyrë, për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e Gjatë e Muzeve”, ku do t’i bashkohen edhe aktivitete të organizuara nga Muzeu Historik Kombëtar.Qendra Kombëtare për Fëmijë ofron një “Natë të Bardhë” për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, dua të theksoj këtu që do të jenë edhe hapësira të tjera, jashtë institucioneve, siç janë rrjeti i kinemave “Imperial” që ofron filma me çmime të reduktuara, si dhe të gjitha baret dhe restorantet, të cilat do të kenë etiketën e “Natës së Bardhë”, ofrojnë një jetë të larmishme dhe të gëzueshme gjatë orëve të natës, me çmime të favorshme edhe nën kosto.

Policia: Ja plani i masave 
Me rastin e Natës së Bardhë e Festës së 29-Nentorit në qytetin e Tiranës do të zhvillohen disa aktivitete festive. Policia ka njoftuar planin e masave për sigurimin e rendit e qetësisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara.

Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë, kështu:

Nga ora 17.30 deri në orën 22.00 të datës 29.11.2013 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek kryqezimi i rruges “Ismail Qemali”.

Nga ora 20.00 e datës 29.11.2013 deri në orën 04.00 të datës 30.11.2013 do behet ndalimi i qarkullimit të mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri tek kryqezimi i Presidencës, si dhe në rrugën “Ibrahim Rrugova” nga Kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Taiëanit) deri në kryqezim me rrugën “Abdyl Frasheri” (libri universitar).