Aktivitetet sportive në Durrës kanë marrë jetë në fillim të muajit korrik, pas lehtësimit të masave të vendosura për shkak të pandemisë.

Në datat 3-4 korrik është zhvilluar aktiviteti i parë në fushën e boksit, pasi që prej shpërthimit të pandemisë në vendin tonë e deri më tani, të tilla organizime ishin pezulluar.

Në ambientet e palestrës “Titans Gym” kanë boksuar plot 140 boksierë, ku merrnin pjesë 22 ekipe të ndryshme nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe Shqipëria.

Në ditën e parë, boksuan 45 duele, ku sipas oragnizatorëve, Enton Kikrri dhe Jani Nano, ra në sy boksimi teknik dhe niveli shumë i lartë i sportistëve.

Pjesëmarrës në këtë garë, e cila kishte edhe mbështetjen e Federatës së Boksit Shqiptar, ishin edhe boksierë të vlerësuar me medalje në Kampionatin Evropian si Milos Krasnici dhe kampionja e Evropës për vajza në peshën 57 kg, Bojana Gojkovic, të dy nga Mali i Zi.

Në fund të ditës së parë, triumfuesit e vlerësuar me medalje dhe kupa ishin:

  • -Leutrim Xhoxhaj nga Prizreni: Boksieri më luftarak
  • -Stiven Xixa: Boksieri i prespektivës
  • -Klaudi Saraci: Boskieri i prespektivës
  • -Bardhi dhe Beqiri: Çifti më luftarak
  • -Ledi Kola: Boksieri më teknik

Ndërsa në ditën e dytë, më 4 korrik u zhvilluan 25 ndeshje ku u ndanë çmimet e mëposhtme:

  • -Boksieri më i mirë për fëmijë – Ridi Gashi
  • -Boksierja më luftarake – Griselda Torollari
  • -Boksieri më i mirë – Jouth Damjan Lijesovic
  • -Boksieri më teknik i aktivitetit – Orgito Llaha (Durrësi)
  • -Boksierja e prespektivës femër – Esmeralda Novruzaj
  • -Boksieri më i mirë për të rritur – Endrit Hoxha (Kosovë)

Në datat 8, 9 dhe 10 korrik, Federata e Boksit organizoi kampionatin e moshave U-16 dhe U-18. Ekipi i Teutës, me trajnerë Enton Kikrrin dhe Ardit Murjan, në grupmoshën U-16 u rendit i katërti.

Boksierët pjesëmarrës:

  • -Damian Ndoka, 54 kg Nenkampion
  • -Oliks Gashi, 57 kg
  • -Leo Senka, 57 kg
  • -Dyle Allamani, 60 kg (Nënkampion)
  • -Orges Peca, 60 kg
  • -Enes Leka, 63 kg (Nënkampion)
  • -Eneo Meta, 66 kg
  • -Arbi Sulejmani, 70 kg (Kampion)

Ndërsa për kategorinë e U-18, Teuta renditet e dyta, duke dalë e barabartë me kampionin, dhe sipas trajnerit Kikrri diferencën e bënin nënkampionët, që ekipi i vendit të parë e kishte një më shumë.

Boksierët pjesëmarrës:

  • -Orgito Llaha, 64 kg (Kampion)
  • -Ergys Toci, 75 kg (Kampion)
  • -Belivio Hajdari, 91kg
  • -Aden Isufi, 91+ (Nënkampion)

Ergys Toci u shpall gjithashtu, boksieri më teknik i kampionatit U-18.

Në një prononcim për “DurrësLajm”, trajneri i ekipit të Teutrës, Enton Kikrri shprehet shumë i kënaqur nga ky aktivitet, ndërsa pohon se do të vazhdojnë me objektivat e rradhës; Kampionatin Evropian që do të mbahet në mesin e muajit shtator, ku kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet nga dy kampionët durrsakë, Orgito Llaha dhe Ergys Toci.

G.D.