70 vogëlushë të komunitetit rom kanë gëzuar këtë fundviti në një aktivitet të zhvilluar nga Qendra Komunitare në Nishtulla.
Ashtu si çdo vit, kjo qendër ka zhvilluar një aktivitet për fëmijët romë, të cilët festat i gjejnë po njësoj, sikur janë të vegjël ashtu edhe kur rriten. Të varfër, të dobët e pa sendet më minimale që kërkon jetesa.
Për 70 vogëlushët që e frekuentojnë këtë qendër janë shpërndare pako me dhurata, duke sjellë sado pak buzëqeshje në sytë e tyre.
Sipas drejtueses së kësaj qendre, Ornela Hamataj, ky aktivitet ka si qëllim të sjellë atmosferën e festave tek të vegjlit e komunitetit rom.
Që nga krijimi i saj, në vitin 2013, kjo qendër multifunksionale synon të përmirësojë cilësinë e jetës së grupeve në nevojë të zonës së Nish Tullës, nëpërmjet fuqizimit të komunitetit në tërësi dhe integrimit të tij duke ofruar shërbime të ndryshme psiko-sociale si dhe duke krijuar mundësine për më shumë ndërveprim mes banorëve dhe institucioneve.
K.H.





