Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit çiklistik “Trofeu Dita e Verës”, i cili do të mbahet më 16 mars 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë do të marrin masa për të rritur sigurinë rrugore, duke garantuar një qarkullim të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe për të parandaluar incidentet gjatë aktivitetit.

Për këtë qëllim, më 16 mars, nga ora 08:00 deri në përfundim të garës, do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugët:

Bulevardi “Aqif Pasha”

Rruga “Muhamet Karadaku”

Rruga “Ismail Zyma”

Rruga “Shën Thanasi”

Rruga “Papa Jorgji Theofari”

Rruga “Abedin Caushi”

Rruga “Kozma Naska”

Rruga “Kamber Sejdini”

Policia e Elbasanit apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për ndalimin e qarkullimit në këto akse, deri në përfundim të aktivitetit.