Një vatër zjarri është aktivizuar në anë të autostradës në hyrje të Kavajës.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke të veshur me shkurre e bimësi të ulët.
Siç duket edhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm“, përhapja e flakëve rrezikon edhe një banesë që ndodhet fare pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.





