Dy yjet e “Game Of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington janë bërë prindër për herë të parë. Leslie ka sjellë në jetë një djalë, emri i së cilit nuk është zbuluar ende.
Ishte përfaqësuesi i tyre ai që konfirmoi ardhjen në jetë të vogëlushit të martën, sipas “Daily Mail”.
Dy aktorët 33-vjeçarë, të cilët u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan shtatzëninë kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur në shtator të vitit që lamë pas.
Çifti e mbajti martesën e tyre private dhe para ceremonisë nuk ishin shfaqur në publik së bashku për më shumë se gjashtë muaj.





