Aktori Harry Hains, i njohur nga seriali “Amerikan Horror Story”, ka ndërruar jetë pas luftës me sëmundjen mendore dhe varësinë ndaj droges.

27-vjeçari ka ndërruar jetë me 7 janar dhe lajmin e ka bërë të ditur së fundmi e ëma e tij, Jane Badler e cila ka publikuar një sërë fotografish të Harryt, ku shkruan:

“Ai ishte 27 vjeç dhe e kishte botën në këmbët e tij, por për fat të keq ai luftoi me sëmundjen mendore dhe varësinë nga droga. Do të më marrë malli për Harry-n çdo ditë të jetës sime.”