13 mars 2015 – Dëshmia e Durim Banit si person që kryente vrasje me porosi (në dosjen "Doshi") ka shkaktuar jo pak habi në opinionin publik.
Por një tjetër dëshmi e një tjetër të "penduari" është bërë publike. Në fakt bëhet fjalë për një video humori të realizuar nga aktori i mirenjohur Bes Kallaku, i njohur ndryshe edhe si Gjini i Portokallisë. Kallaku përmend rreth 18 politikanë për të cilë ka marrë porosi për t'i vrarë nga rivalët e tyre në politikë. Nuk mungon Edi Rama, për të cilin ka paguar Angela Merkel. Apo Koço Kokëdhima, për të cilin kanë paguar të gjithë deputetët e PS-së për “eliminim” që ta heqin qafe se ua ka sjellë shpirtin në majë të hundës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





