4 dhjetor 2014 – Pavarësisht se ai linte për të dëshiruar në skenë duke bërtitur nga efekti i pijes, nuk kishte si të ndodhte ndryshe që aktori Gerard Depardieu të mos merrte duartrokitje. Nuk është hera e parë që ai del i dehur para një publiku të gjerë, por këtë herë ai e ka tepruar me situatat qesharake që krijoi.
I gjendur në një ceremoni për ngjarjet e Luftës së Parë Botërore të organizuar në Bruksel, aktori 65 vjeçar doli në skenë për të lexuar disa poezi nga një poet francez i cili i mbijetoi Holokaustit në Francë. Pasi e pa se nuk mund t'ia dilte mbanë, aktori e injoroi tekstin e përgatitur dhe filloi të bënte shaka.





