Aktori i njohur Guljem Radoja, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital. Lajmin e bën të ditur skenografi dhe miku i tij Bashkim Zahaj.
Aktori i dhjetëra filmave ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, për shkak të infektimit me Covid.
Zahaj i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masat për një shërbim më të specializuar ndaj tij.
Postimi i Bashkim Zahaj:
Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem.





