Aktori i famshëm, Hugh Jackman, rrëfeu gjatë së martës në Instagram se është prekur sërish nga kanceri i lëkurës, sëmundje për të cilën ai është kuruar për vite me radhë.

Me një fasho mbi hundë, 48-vjeçari u shpjegoi fansave se po i nënshtrohet sërish trajtimit për sëmundjen, e cila fatmirësisht është një nga format më të lehta të kancerit të lëkurës, por që në raste shumë të rralla mund të jetë fatale.

“Falë kontrolleve të shpeshta dhe doktorëve fantastikë, çdo gjë po shkon mirë. Megjithatë, duket më keq me fashon sipër, sesa pa të, betohem!”– shkroi Jackman duke i këshilluar ndjekësit që të përdorin mbrojtje ndaj diellit.