Një aktor i famshëm izraelit, i njohur më së shumti për rolin e tij si ushtar i forcave speciale në serialin hit të Netflix “Fauda”, është plagosur rëndë në Gaza ndërsa luftonte për ushtrinë izraelite kundër Hamasit, sipas familjes së tij dhe spitalit ku ai po trajtohet.
Idan Amedi, 35 vjeç, është në gjendje kritike në ICU në Qendrën Mjekësore Sheba Tel Hashomer pranë Tel Avivit, tha një zëdhënës i spitalit.
Megjithatë, babai i yllit i tha faqes izraelite Walla: Nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij.
Amedi, i cili është me origjinë kurde, fitoi famë në vitet 2010 si kantautor përpara se t’i bashkohej kastit të “Fauda” në 2017. Ai luan një anëtar të një njësie të forcave speciale izraelite në serial, i cili ndjek një agjent izraelit që del nga pensioni për të ndjekur një luftëtar palestinez që mendonte se e kishte vrarë, sipas faqes zyrtare të shfaqjes në Netflix.
Amedi kishte dalë vullnetar për të luftuar për ushtrinë izraelite në Gaza pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas bashkëkrijuesve të “Fauda”, Lior Raz dhe Avi Issacharaoff.