Dikur George Clooney iu ofruan 35 milionë dollarë për të marrë pjesë në një reklamë.

Së fundmi, aktori dhe regjisori 60-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, rrëfeu arsyen se pse vendosi të hiqte dorë nga kjo shumë e madhe për një ditë pune. Ai shpjegoi se si një bisedë me gruan e tij, Amal, avokate e të drejtave të njeriut, ndikoi në vendimin e tij.

“Epo, po. Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlen. Ishte lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm”, tha aktori për “The Guardian”.

Clooney është martuar me avokaten Amal në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, binjakët Ella e Alexander, të lindur në qershor 2017.