Ylli i "Fast and the Furious", Tyrese Gibson është bërë baba për herë të dytë. Aktori dhe bashkëshortja e tij Samantha mirëpritën në jetë vajzën Soraya të hënën. 

39-vjeçari konfirmoi lajmin në duke postuar një foto të gjurmëve të këmbëve të vogla të porsalindurës, ndërsa shkruan "Soraya Lee Gibson është këtu… Jeta jonë ndryshoi përgjithmonë."

Tyrese ka edhe një vajzë 11 vjeçe, Shayla, nga martesa dy vjeçare me Norma Gibson.