James Michael Tyler, aktori i “Friends”, ose siç e njeh publiku me rolin e tij si ‘Gunther’ ka zbuluar sot se vuan nga kanceri i prostatës. Ai është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehtë nga publiku. Aktori ka bërë të ditur se tani i është nënshtruar kimioterapi dhe nuk ka qenë në gjendje të jetë pjesë e kastit në ribashkimin e tyre. Tyler e kapi sëmundjen për herë të parë gjatë një kontrolli të zakonshëm vjetor.
“Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia. Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit … Tani jam në fazën 4. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë.”
Kujtojmë se “Friends” u rikthye para disa javësh dhe ka patur një shikueshmëri shumë të lartë. I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer u bashkuan për këtë speciale, e pritur nga të gjithë me shumë entuziazëm.





