Aktori i njohur i cili më herët ka qenë i angazhuar në emisionin “Portokalli’, Erion Isai është emëruar drejtor i Teatrit të Kukullave, një institucion i rëndësishëm kulturor në vend.
Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar në mbledhjen e sotme emërimin e aktorit Isai drejtor të Teatrit të Kukullave, post të cilin më parë e mbante Monika Lubonja.
Kujtojmë që Isai ishte një ndër të aktorët e paktë pro prishjesh së Teatrit Kombëtar ndërsa më herët është parë në disa foto me Elisa Spiropalin gjatë fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
VENDIMI
V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRËS KOMBËTARE TЁ KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE
Në mbështetje tё nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erion Isai emërohet drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





