Për aktorin e humorit Erion Isai, Xhemi Shehu është prezantuesja më e mirë e spektaklit të Portokallisë. I ftuar në taksinë e Rudina Dembacaj në “Ora News”, ai zgjodhi Xhemin mes prezantueseve të tjera: Ornela Bregut, Eneda Tarifës dhe Amarda Toskës.
Sipas tij, Xhemi është e çlirët dhe ka një memorje të jashtëzakonshme saqë shpesh i kujton skenarin aktorëve që harrojnë.
“Xhemi Shehu për shumë arsye. Xhemi është një çlirtësi dhe dlirësi që ka në emision për natyralitet. Nga gustoja ime personale është e duhura për atë emision. Ka një veti të jashtëzakonshme që skenaret më mirë i mëson Xhemi sesa aktorët”, thotë Erioni.





