Aktori Daniel Craig do të nderohet me yllin e tij në Walk of Fame në Hollywood.

“Daniel Craig është një ikonë kulturore britanike, siç është James Bond, njeriu që ai ka portretizuar në pesë filma 007. Ne jemi të ngazëllyer të vendosim yllin e tij në Walk of Fame pranë yllit të një aktori tjetër të famshëm, i cili gjithashtu portretizoi James Bond, Roger Moore.”, thuhet në njoftim.

Pasi i dha lamtumirën James Bond, aktori do të interpretojë një tjetër rol të rëndësishëm. Ai pritet do të jetë në Makbeth në Broadway. Prodhimi i ri, me aktoren britanike Ruth Negga si Lady Macbeth, do të transmetohet më 29 mars dhe do të zgjasë për 15 javë.