Aktori Ryan Phillippe është duke u përballur me akuza se ka sulmuar të dashurën e tij, Elsie Hewit. Ajo ka ngritur padi të hënën kundër aktorit, nën akuzën për shkelmim, goditje dhe hedhje nga shkallët.
Në dokumentet gjyqësore, modelja tregoi se ajo shkoi në shtëpinë e Phillippe për të paketuar disa gjëra të saj, ndërsa më pas kishte pësuar një sulm fizik nga aktori.
Por disa burime për revistën “People” e kundërshtojnë këtë fakt.
“Ryan nuk vuri dorën mbi të. Ai dëshiron ta pastrojë gjithë këtë dhe ai do ta bëjë këtë”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë Elsie Hewitt publikoi disa imazhe nga të ënjturat e saj, duke ‘përforcuar’ kështu akuzën kundrejt ish-të dashurit të saj.
“Phillippe gjithnjë e më shumë i ka kombinuar këto barna me konsum të tepruar të alkoolit dhe shpesh ka shfaqur simptomat e abuzimit të drogës dhe alkoolit, përfshirë ndryshimet e humorit dhe periudha zemërimi”, thotë një burim.
Një tjetër burim i afërt me aktorin thotë se modelja u rrëzua rastësisht.
“Elsie iu shfaq pranë shtëpisë së Ryan disa ditë pasi u nda me të. Ajo sulmoi fizikisht Ryan, shkaktoi një skenë dhe refuzoi të largohej nga shtëpia e tij. Ndërsa u largua, ajo pretendon se ra nga shkallët dhe u plagos”, përfundon ky burim.